Emisioni “BOOM” ka investiguar mbi një temë shumë delikate. Fillimisht u ngrit pyetja nëse një vajze e re nxjerr në shitje virgjërine a do të ketë djem të interesuar për ta blerë?
Deri në sa lekë mund të paguhen?
Cila do të ishte mosha e interesuar?
Një vajzë e infiltruar nga “BOOM” ka publikuar këtë mesazh në një faqe online.
“Jam një vajzë 22 vjeç. Deri tani nuk kam takuar shpirtin binjak dhe kam vendosur të shes virgjërinë.Për detaje më kontaktoni në këtë numër telefoni”.
Në vetëm një javë kanë mbërritur mbi 6500 telefonata nga persona të interesuar.
Mosha nga 19 deri 57 vjeç. Qindra sms dhe mesazhe në whatsapp.
Oferta më minimale është një rimbushje telefoni e ofruar nga një djalë nga Bulqiza, ndërsa maksimalja vjen nga një emigrant i cili jeton në Suedi 10 mijë euro.