Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO e shqiptarit poshtë kamionit/ “Si u fut në Angli, tani ka hemorragji”


 

Genc Sejko, i njohur ndryshe si “Njeriu Meme”, ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet një djalë shqiptar i cili është futur në tokën angleze duke udhëtuar poshtë një kamioni.
Sejko tregon se i riu shqiptar ka hemoragji të brëndëshme por nuk shkon dot në spital sepse është ilegal.

“Zoti Kryeministër të prezantoj me Besin. Sot e takova këtu në Londër. Perveç vuajtjeve që ka kaluar për të ardhur këtu Besit i është shtuar edhe një vuajtje tjetër. Ai ka ditë që nuk është mirë me shëndet. Ka hemoragji të brëndëshme por nuk shkon dot në spital sepse është ilegal. Çfarë do bëje ti zoti kryeministër nëse do ishe në vënd të Besit?”, shprehet Genc Sejko teksa ka publikuar edhe videon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *