I ftohti ka pushtuar vendin. Temperaturat në yonat malore kanë shkruar deri në -17 gradë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit, që nga pasditja e sotme dhe të paktën për 5 ditë më radhë e gjithë Shqipëria do të jetë në pushtetin e motit të acartë, me akullin që do të mbërrijë edhe në bregdet.
IGJEUM ka bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe nesër.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në një pjesë të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi).