Sektori për Punë të Brendshme në Shkup pas urdhrit të marrë nga Gjykata ka kryer sot kontrolle në shtëpinë e një 30-vjeçari duke gjetur një sasi të madhe droge.
Sipas mediave maqedonase, droga ishte ndarë në 229 dhe pesha totale e saj shkonte afërsisht në 300 kg.
Autoritete menjëherë kanë marrë masa ligjore ndaj poseduesit të lëndës narkotike të llojit marijuanë, ndërsa kanë nisur hetime për kapjen e personave të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.