Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit në protestë: Të anullohet projekti (VIDEO)


Banorët e Astirit kanë dalë ditën e sotme sërish në protestë duke kërkuar që banesat e tyre të mos shemben. Banorët tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerën 100% të banesës apo biznesit të prekur nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti, pasi sipas tyre është i korruptuar.

Bashkë me ta ndodhen edhe disa prej deputetëve të opozitës. ‘Këta nuk marrin absolutisht asnjë përgjigje. Veliaj takoi banorët fallso të Astirit. Pse nuk vjen takon këta këtu? Nëse ju nuk do përçaheni do të fitoni. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të drejtojmë vendin të gjithë bashkë’, u shpreh Klevis Balliu, deputeti i PD-së.

‘Vij nga Gjermnai dhe kam ardhur të protestoj këtu me fëmijët e mi. Duhet të mendojmë për cdo familjë shqiptare. Njëri të lë të ndërtosh dhe tjetri ta prish, kjo nuk është e rregullt’, u shpreh një emigrant.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *