Më shumë se 4,500 vende pune u krijuan në Republikën e Irlandës në 2018 për shkak të Brexit, zbuloi të enjten Autoriteti i Zhvillimit Industrial (IDA) të vendit.
“IDA Irlandë ka vazhduar të sigurojë një numër të konsiderueshëm të investimeve të lidhura me Brexit në 2018,” tha autoriteti për rezultatet e 2018-s.
“Për investitorët, rëndësia e aftësisë së Irlandës për të siguruar një klimë të qëndrueshme investimi të parashikueshme nuk mund të ekzagjerohet,” shtoi ai duke renditur “gjuhën angleze, angazhimin ndaj BE-së, një sistem të përbashkët ligjor” si disa avantazhe konkurruese.
Kompanitë që kanë lëvizur ose zgjeruar veprimtarinë e tyre në Irlandë për shkak të Brexit përfshijnë Bankën e Amerikës, Morgan Stanley, Barclays, Thomson Reuters dhe AXA XL.