Vendosni fjalën kyçe....

FOTO duke drekuar me Arben Frrokun, kush është drejtori që sapoemëroi Sandër Lleshi


Tonin Vocaj në foto me Arben Frrokun

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka firmosur dy ndryshimet e para në kupolën e Policisë së Shtetit pas marrjes së detyrës. Lleshi ka emëruar Tonin Vocajn  Drejtor të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në vendin e Eduart Merkajt. Vocaj rikthehet në një post drejtues pas largimit në 2013.

Kush është Tonin Vocaj?

Më 9 tetor të vitit 2013 Tonin Vocaj asokohe me urdhër të ministrit të Brendshëm Tahiri u lirua nga drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj nga pozicioni i drejtorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme duke u emëruar specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike.

Në vitin 2013, qarkulluan disa foto ku Vocaj shihej në shoqërinë e Arben Frroku. Vëllai i ish-deputetit Mark Frroku i dënuar me burgim të përjetshëm.

Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Më pas ai u largua nga vendi por  Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë. Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë dhe tashmë vuan dënimin në burg.

????????????????????????????????????

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *