Tre të katërtat e francezëve janë të pakënaqur me politikat e presidentit Emmanuel Macron dhe kanë pak besim tek ministrat e tij, ka nxjerrë një sondazh i ri nga “Odexa”.
Vetëm 25 për qind e njerëzve të anketuar nga “Odexa” dhe “Dentsu Consulting” për “France Info” dhe “Le Figaro” thanë se ishin të kënaqur me mënyrën se si qeveria po drejton vendin, ndërsa 75 për qind nuk e miratojnë Macron-in dhe ministrat e kabinetit të tij.
Kjo tregon një humbje dramatike të popullaritetit për Macron në krahasim me 59 përqind të qytetarëve të pakënaqur në prill 2018, sipas “France Info”. Sondazhi aktual përfshiu 1,004 njerëz në të gjithë vendin dhe u krye në fillim të janarit.
Njerëzit janë po aq të pakënaqur me një numër të zyrtarëve kryesorë të qeverisë, duke përfshirë Kryeministrin Edouard Philippe dhe Ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner, me përkatësisht 54 dhe 53 për qind vlerësime negative.