Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja që numëron 21 fëmijë, të parin e ka lindur kur ka qenë 13-vjeç (VIDEO)


Gruaja që numëron 21 fëmijë është tepër e shëndetshme dhe të parin e ka lindur  kur ka qenë 13-vjeç. Në atë kohë burri i saj ishte vetëm 18-vjeç. Çifti Sue dhe Noel Radford për herë të parë ishin bërë të famshëm në vitin 2008, atë kohë kur kishin vetëm 13 fëmijë.

Megjithatë që nga ajo kohë, çifti britanik u ka dhënë jetë edhe 8 fëmijëve të tjerë. Edhe përkundër habisë, shikuesit e kanë duartrokitur çiftin për punën e madhe që bëjnë duke përgëzuar ata për fëmijën e tyre të 21-të, që u bë edhe shkak për realizimin e një dokumentari që provokoi shumë reagime. Çifti shprehet se janë shumë të lumtur në familjen e tyre dhe se nuk dihet mund të lindin edhe ndonjë fëmijë tjetër më vonë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *