Vendosni fjalën kyçe....

‘Ky vendim më ka thyer zemrën’, Britney Spears tregon arsyen pse anulloi koncertet


Këngëtarja e njohur Britney Spears ka publikuar pak minuta më parë një foto të vjetër në ‘Instagram’ ku shfaqet krah prindërve të saj në moshë të vogël. Ajo ka treguar se do të anullojë konceretet e saj pasi babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Se di as nga t’ia nis. Është gjithçka shumë e vështirë për t’u thënë. Nuk do performoj për show-n tim ‘Domination’, të cilin mezi e kam pritur, sidomos për faktin që do ju takoj ju. Më besoni që ky vendim më ka thyer zemrën, por është e rëndësishme të vihet familja e para. Disa muaj më parë, babai im u shtrua në spital dhe për pak ndërroi jetë. Ne jemi shumë mirënjohës që u kthye mes nesh, por ai ka një rrugë të gjatë përpara për t’u rikuperuar. Mu desh të marr një vendim të vështirë për të vënë fokusin dhe energjinë time tek familja ime. Uroj që të më kuptoni”,-shkruan ndër të tjera ylli i muzikës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *