Sylvain Fort, këshilltari për Komunikim i Presidentit të Francës Emmanuel Macron, do të japë dorëheqjen.
Sikurse e quan “France 24”, “Guruja i medias” së Macron, nuk do e mbajë më këtë post në fund të këtij muaji. Lajmin e ka dhënë vetë Fort për shtypin francez.
“Në fund të janarit, unë do të braktis funksionin e këshilltarit të komunikimit në Presidencën franceze,” tha Fort.
Fort tha se dëshiron të angazhohet në projekte profesionale dhe familjare.
“Pas dy vjet e gjysmë pune pa ndalesë për kandidatin dhe pastaj presidentin tonë, unë dua të ndjek projekte të tjera profesionale dhe personale dhe mbi të gjitha t’i jap më shumë kohë familjes sime”, tha 46-vjeçari që ndihmoi Macronin të vinte në pushtet.
Vendimi i tij vjen në kohën kur Presidenti Emanuel Macron, po përpiqet të fuqizojë pozitën e tij, pas protestave disa javore të grupit “Jelekët e Verdhë”.
Sylvian Fort, një ekspert në muzikën e operas, që dikur drejtonte agjencinë e vet të PR-it, ishte personi kyç në drejtimin e fushatës së vitit 2016-të të Macronit, duke e ndihmuar atë të vijë në pushtet./Hashtag.al