Stuhia tropikale Pabuk në Tajlandë ka bllokuar mijëra turistë. Turistët kanë mbetur të bllokuar në ishujt tajlandezë. Po kështu janë mbyllur aeroportet dhe janë ndaluar udhëtimet me tragete, si pasojë e reshjeve të dendura dhe dallgëve gjigante.
Meteorologët thanë se “Pabuk”, stuhia e parë tropikale në dekada që mbërrin gjatë sezonit të festave, është intensifikuar mëngjesin e së premtes. Sipas zyrtarëve, 10 mijë turistë janë ende të bllokuar në Koh Phangan.