Një nga kërkesat e studentëve teksa protestojnë është edhe karta e studentit. Kjo e fundit është premtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në 2015, teksa mori edhe postin e kreut të Bashkisë Tiranë.
Kjo video është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili shprehet: ‘Ky eshte karakteri prej mashtruesi ordiner i Lal Plehut! Ne vitin 2015 premtoi karten e studentit! Ndiqeni videon e dërguar nga qytetari dixhital.’
Studentët nuk duan të negociojnë me Ramën për kërkesat e tyre dhe kanë deklaruar se që nga e hëna do t’u kthehen protestave.