Vendosni fjalën kyçe....

Senati kthen mbrapsht kandidaturën e Kavalec për ambasadore në Shqipëri


Kandidatura  e Kathleen Ann Kavalec për të qenë ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri është kthyer nga senati amerikan.

Nominimi i Kavalec për të qenë ambasadore e SHBA në Tiranë mbërriti në Senat në 9 korrik 2018. Por kjo kanditaturë është kthyer mbrapsht  pasi ka kaluar afati 30 ditor për rishqyrtim sipas dispozitave të Rregullores së Senatit Amerikan.

Gjatë mbledhjes së komisionit të marrëdhënieve me jashtë i Senatit Amerikan, kandidatura e saj nuk u konfirmua por iu rikthye presidentit Trump, i cili do të vendosë më tej se çfarë do të ndodhë me kandidaturën e Kavalec.

Zonja Kavalec, ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën./Hashtag.al

 
  • foto galeri

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *