Pas pushimeve për festat e fund-vitit, studentët do të rikthehen të protestojnë sërish më 7 Janar. Kështu kanë paralajmëruar teksa kanë renditur edhe kërkesat e tyre.
Zgjidhjet e ofruara nga kryeministri nuk jane pranuar nga ata, teksa kanë prezantuar kërkesat e reja të tyre, të cilat konsistojnë në rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, të miratuar në vitin 2015.
Protestojmë më fuqishëm se kurrë për të kërkuar:
- Përgjysmimin e tarifave në të gjitha nivelet e studimit (sidomos në master).
- Rritjen në 50% të peshës së votës studentore.
- Dyfishimin e buxhetit të shtetit për universitetet publike.
- Ndalimin e financimit publik të universiteteve private.
Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.