Vendosni fjalën kyçe....

Takimi bilateral Kinë-SHBA, a do marr fund lufta tregtare?


Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë bisedime tregtie të nivelit ministror në Pekin të hënën dhe të martën, me të dy shtetet nën presion për t’i dhënë fund një lufte tregtare që po dëmton dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe uljen e tregjeve financiare globale. Për shumicën e vitit të kaluar , lufta tregtare ka ndërprerë rrjedhën e qindra miliarda dollarësh të mallrave dhe ka shtuar frikën e ngadalësimit ekonomik botëror.

Një ekip i kryesuar nga zëvendës përfaqësuesi i tregtisë së SHBA Xhefri Gerrish, do të vijë në Kinë për të pasur “diskutime pozitive dhe konstruktive” me homologët kinezë, tha ministria e tregtisë së Kinës në një deklaratë. Në delegacion do të përfshihen edhe nën sekretarët e Departamenteve Amerikane të Bujqësisë, Tregtisë, Energjisë dhe Thesarit, si dhe zyrtarë të lartë nga këto agjenci dhe nga Shtëpia e Bardhë.

Një deklaratë e dhënë për më shumë detaje rreth bisedimeve. Presioni për të arritur një marrëveshje  është rritur pasi të dhënat treguan ngadalësim të aktivitetit prodhues të SHBA dhe Kinës. Presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord të mbajnë ‘të ngrira’ tarifat shtesë për 90 ditë, ndërsa u përpoqën të negociojnë një marrëveshje.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara përballen me një afat deri në mars për t’i dhënë fund luftës së dëmshme tregtare, ose Uashingtoni mund të vazhdojë me një rritje të mprehtë në tarifat e SHBA dhe Pekini mund të hakmerret.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *