Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka ka uruar për ditëlindje një nga njerëzit e tij më të dashur, gjyshen. Me anë të një postimi në adresën e tij të “Instagramit” në gjuhën shqipe ai ka uruar gjyshen duke e vlerësuar atë jashtë mase.
Futbollisti ka shkruar se i uron gjyshes së tij më të mirat në botë dhe se shpreson që ajo të jetë krenare me të.
“Urime ditëlindja gjyshja më e mira në botë, uroj ta kesh shëndetin dhe të jesh e lumtur. Besoj që të kemi bërë të ndihesh krenare me ne. U bëfsh 100 vjeç, mbretëresha jonë., – shkruan Xhaka.