Vendosni fjalën kyçe....

Vendi i zbardhur nga bora, bllokohen rrugët në jug të vendit


Intensiteti i reshjeve të dëborës është rritur orët e fundit duke krijuar probleme në disa akse. Në bashkinë Tepelenë, njësia administrative Kurvelesh ka prezencë të dëborës deri në 30 cm, ndërsa rrugët kalohen vetëm me mjete me zinxhir.

Në bashkinë Memaliaj është zhbllokuar rruga në njësinë administrative Buze.

Në bashkinë Përmet, në njësinë adm. Frashër mjetet lëvizin vetëm me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës.

Në bashkinë Libohove, njësinë administrative Zagorie lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të borës.
Në bashkinë Gjirokastër, në njësinë administrative Cepo segmenti Taroninë-Fushbardhë është e bllokuar po punohet për hapjen e tij.

Në njësinë administrative Picar, segmenti rrugor Rehovë-Golem i bllokuar. Rrugët nacionale janë te kalueshme. Segmenti Erind Çajup kalohet vetëm me zixhirë.

Në të gjitha akset nga ana e firmave kontraktore është hedhur kripe dhe skorje për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të mjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *