Kryeministri maqedonas Zoran Zaev kërkon votën e shqiptarëve për ndryshimet kushtetuese që do të zgjidhnin ngërçin e emrit me Greqinë. Zaev ka theksuar se do të bëjë takime me këto parti për t’i bindur mbi rëndësinë që ka aprovimi i ndryshimeve.
Por në lidhje me këtë kërkesë të Zaev, Arben Taravari i Aleancës për Shqiptaret thotë se ajo nuk e ka përvijuar qartë nëse do të votojë në favor apo kundër ndryshimeve të propozuara. “Këtu punohet për dy çështje, të cilat janë njësoj të rëndësishme për shqiptaret. Afrimin e Maqedonisë në struktrurat euroatlantike, por edhe statusin e shqiptarëve”., u shpreh ai.
Ndërsa Elmir Aziri, po i kësaj partie, i përkufizon ndryshimet kushtetuese si modifikime kozmetike që tenton t’i bëjë kryeministri Zaev.