Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet prefekti i Korçës, dyshohet se ishte i dehur në timon (VIDEO)


Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, është përfshirë në një aksident rrugor.

Mësohet se automjeti i drejtuar nga Spirollari, është përplasur me një automjet tjetër pasditen e djeshme, në fshatin Vashtëmi të Korçës, në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë moti i keq dhe me ngrica ndërkohë që dyshohet gjithashtu që prefekti mund të ketë qenë i dehur.

Sipas të dhënave paraprake, prefekti ka debatuar me drejtuesit e tjerë të mjeteve duke i akuzuar se janë ata fajtorë, ndërsa punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës, i ka kërcënuar me burg për mospastrimin e rrugës.

Ende janë të paqarta rrethanat e plota të aksidentit, por policia ka nisur hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *