Pas pushimeve për festat e fund-vitit, studentët kanë paralajmëruar se do të rikthehen të protestojnë sërish më 7 Janar.
Ish-kryeministri Sali Berisha u bën apel qytetarëve, që t’u bashkohen protestës së studentëve përmes një videoje.
“Bashkohuni me studentet, diten e hene, 7 janar, ora 10:00 para Kryeministrise!”- shkruan Berisha krahas videos ku jepet një fragment nga protesta studentore e dhjetorit.
Në video protesta interpretohet me mbishkrimin “Protesta që tronditi qeverinë”.
Studentët në lajmërimin e tyre për protestë kanë renditur edhe kërkesat e tyre. Zgjidhjet e ofruara nga kryeministri nuk janë pranuar nga ata, teksa kanë prezantuar kërkesat e reja të tyre, të cilat konsistojnë në rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, të miratuar në vitin 2015.
Protestojmë më fuqishëm se kurrë për të kërkuar:
- Përgjysmimin e tarifave në të gjitha nivelet e studimit (sidomos në master).
- Rritjen në 50% të peshës së votës studentore.
- Dyfishimin e buxhetit të shtetit për universitetet publike.
- Ndalimin e financimit publik të universiteteve private.
Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.