Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi kujton grevën e studentëve: Rama u çoi forcat speciale për “dialog”


Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka rikujtuar grevën e studentëve të infermierisë në vitin 2015, duke thënë se kryeministri Edi Rama i tërhoqi zvarrë me dhunë.

Sipas Boçit, Rama njeh vetëm dhunën si mjet dialogu me studentët, duke thënë se sot po bën të njëjtën gjë, vetëm se përmes VKM-ve.

“Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale.
Në 2015, Rama i nxorri duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë.
Ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.
Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël!
Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale.
Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.
Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!”, shkruan Boçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *