Vendosni fjalën kyçe....

“Mbreti Ton” bën çmendurinë e radhës, paguan 3.1 milionë dollarë për peshkun 278 kilogramësh


Shpenzimi i milionave në tregun e peshkut është një lloj tradite për këtë sipërmarrës japonez, por këtë herë ai ka tejkaluar veten, duke vendosur një rekord të ri dhe duke paguar një shumë prej 3.1 milionë dollarësh për një ton të kuqërremtë.

Manjati i peshkut Kiyoshi Kimura, i cili drejton zinxhirin popullor të Sushi Zanmai, u largua të shtunën nga ankandi vjetor i prodhimeve të detit të Vitit të Ri, me peshkun më të shtrenjtë në botë.

“Mbreti Ton” pagoi 3.1 milionë dollarë për peshkun ton me peshë 278 kilogramësh, që u kap në prefekturën veriore të Japonisë, Aomari.

Çmimit i peshkut është i barabartë me rreth 70 kilogramë ar ose një apartament me tre shtretër në Manhatan, SHBA, por Kiyoshi Kimura beson se ia vlen çdo cent pasi ai është i etur për t’u shërbyer klientëve të tij.

“Isha në gjendje të blej një ton të shijshëm, super të freskët,” tha pronari i zinxhirit të sushit pas ankandit, siç citohet nga mediat. “Çmimi ishte më i lartë se ç’ishte menduar fillimisht, por shpresoj që klientët tanë do të hanë këtë ton të shkëlqyer”.

Rekordi i mëparshëm i të gjitha kohërave u vendos nga Kimura gjashtë vjet më parë, kur pagoi 1.8 milion dollarë për një ton prej 222 kilogramësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *