Një ndërtesë në Kukës është përfshirë sot nga flakët. Bëhet fjalë për një pallat pesëkatësh në lagjen nr. 5 në qytetin e Kukësit.
Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi ka pasur vetëm fëmijë por fatmirësisht asnjë nuk është lënduar.
Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, por ende nuk është konfirmuar.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Lajmi në përditësim…