Templates by BIGtheme NET

Meta dekreton me urgjencë shkarkimin e 6 ministrave por jo të Bushatit (FOTO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka vonuar për të firmosur shkarkimin e ministrave të kabinetit, Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros, Damian Gjiknurit, Senida Mesit, Arben Ahmetajt dhe Sonila Qatos, pas vendimit të kryeministrit Edi Ramës për largimin nga detyra të disa prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të tij në qeveri. Por ende mbetet emri i Ditmir Bushatit për t’u shkarkuar.

Ndërsa Presidenca ka publikuar vendimet e Metës, mësohet se ka nisur firmosja për emërimin e ministrave të rinj. Meta ka dekretuar emërimin në detyrë të Blendi Çuçit, si Ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsit si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Elisa Spiropali si ministre të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.

Ende nuk janë dekretuar Anila Denaj në krye të Financave, Besa Shahini në krye të Arsimit, Belinda
Balluku te Infrastruktura si dhe Elva Margariti te Ministria e Kulturës. /Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto