Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit dalin në protestë: Na është pezulluar puna!


 

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm. Ata ankohen se për shkak të mungesës së naftës bruto, uzina e Ballshit ka ndalur së punuari, duke i lënë punëtorët në mëshirë të fatit.

“Duam 2500 ton naftë pune në ditë, në mënyrë që rafineria të vijojë punën normalisht. 60 përqind e naftës dëgohet te Petrolifera në Vlorë dhe ne lihemi pa punë. Duam naftë, nafta është jeta jonë”, shprehen disa prej protestuesve.

“Neve do vazhdojmë protestat nëse nuk marrim zgjidhje. Do shkojmë para Kryeministrisë dhe të gjitha metodat demokratike do t’i përdorim.”, tha një nga protestuesit për mediat.

“Duam naftë, duam naftë, duam naftë”, thërrasin protestuesit të cilët mbajnë në duar pankartat me mbishkrime “Nafta është jeta jonë’.

Protestës i janë bashkuar edhe studentë të Fakultetit të Gjeologji Minierave nga Tirana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *