Një grup studentësh kanë denoncuar moslejimin e tyre për t’u futur brenda mjediseve të Fakultetit Ekonomik në Tiranë.
Ata kanë dërguar edhe disa foto ku tregohen forca të shumta policie në dyert e fakultetit të lartpërmendur.
Sipas tyre, ata kishin lënë sot një takim për të diskutuar për protestën e së hënës para Kryeministrisë.
Të hënën, në datën 7 janar, studentët kanë paralajmëruar se do zhvillojnë një protestë, duke nisur aty ku e lanë në fund të muajit dhjetor.
Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe janë shprehur të pakënaqur nga vendimet e qeverisë në fundvit.