Templates by BIGtheme NET

Rama çon për dekretim ministrat e rinj te Meta, çfarë do bëjë presidenti?

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar presidentit të Republikës Ilir Meta, 8 emrat për zëvendësimet e ministrave dhe zv.kryeministrit.

Mësohet se dorëzimi i mandateve është bërë gjatë ditës së djeshme nga kryeministria, ndërsa Meta ka vetëm 7 ditë afat për të vendosur nëse do t’i dekretojë apo jo ministrat e propozuar.

Kujtojmë që Presidenti Meta nuk e dekretoi fillimisht kandidaturën e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Nuk dihet nëse presidenti do të bëjë të njëjtën gjë me ndonjë prej ministrave të rinj të propozuar nga Rama.

Pas vendimit të Ramës për të ndryshuar kabinetin qeveritar, Meta tha për televizionin “A2” se nuk duhet të ndryshohen vetëm ministrat por edhe politikat. 

“Nuk është kjo çështja më e rëndësishme. Mund të them që mund të ndryshohet çdo gjashtë muaj ministri i Bujqësisë, por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë, për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave, nuk u vlejnë as fermerëve, as ekonomistëve të vendit. Dhe për këtë nuk dua të lodhem shumë. Kam kohë që e kërkojë të ndjekim modelin e Maqedonisë, që është kaq afër Shqipërisë dhe Korçës”, u shpreh Presidenti.

NDRYSHIMET

Erion Braçe zëvendëson Senida Mesin si zv.kryeministër

Ministria e Arsimit

Largohet Lindita Nikolla, në vend të saj vjen Besa Shahini

Ministria e Jashtme

Largohet Ditmir Bushati, vjen Genc Caka

Ministria e Financave

Largohet Arben Ahmetaj, vjen vjen Anila Denaj

Ministria e Infrastrukturës

Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku

Ministria e Kulturës

Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë

Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuci

Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi

Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin./Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto