Vendosni fjalën kyçe....

Ribery tërbohet me tifozët, i shan me libër shpie: Ju q**sha nënat, gjyshet dhe gjithë fisin!


Mesfushori francez i Bajernit të Mynihut, Ribery, është përfshirë në një sherr virtual me tifozët e tij.

Gjithçka ndodhi pasi lojtari postoi në “Twitter” fotografi duke ngrënë një drekë që kushtonte plot 1200 dollarë në Dubai, në restorantin e famshëm Nusr-et të turkut, Nusret Gokce i njohur ndryshe edhe si Salt Bae.

Aty Ribery paraqitet duke ngrënë biftekun “Tomahawk” të mbështjellë me letër ari. Pasi lojtari postoi foton, tifozët e shanë në rrjet por Ribery ia ktheu duke i sharë ne rob shpie.

“Për vitin 2019, le të vendosim pikat mbi I. Le të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm sepse prezervativi kishte një vrimë: Ju q**sha nënat, gjyshet dhe madje edhe pemën tuaj gjenealogjike. Suksesi im është mbi të gjitha, faleminderit Perëndisë, mua dhe të dashurve të mi që besuan te mua. Për të tjerët, nuk jeni gjë tjetër përveç guralecë në çorapët e mi!” – shkruan Ribery në “Twitter”.

Pas kësaj tifozët kanë bërë thirrje që klubi ta dënojë mesfushorin për sjelljen e pahijshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *