Vendosni fjalën kyçe....

Të hënën rinis protesta e studentëve: S’i besojmë Ramës, kërkojmë plotësimin e të gjitha kërkesave


 

Të hënën pritet të rinisë protesta e studentëve që u ndërpre për shkak të pushimeve të fundvitit.

Një pjesë e studentëve nuk e kanë ndalur protestën as në ditët e pushimeve ndërsa të hënën pritet që ajo të jetë masive. Studentët kanë deklaruar se nuk i pranojnë ofertat e kryeministrit Rama pasi sipas tyre ato nuk i përmbushin kërkesat e plota të tyre.

Ata kanë theksuar se ligji për Arsimin e Lartë duhet të rrëzohet pasi ka krijuar problematikën në universitete si dhe shprehen se VKM-të e qeverisë nuk japin asnjë lloj garancie dhe sigurie.

Studentët thonë se nuk bëhet fjalë thjesht për tarifën e regjistrimit por edhe për atë të shkollimit.

Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime me një pjesë studentësh e pedagogësh javët e fundit në një tur që ai e ka quajtur si dialog për zgjidhjen e kërkesave të studentëve, por këta të fundit e kanë quajtur fals atë dhe kanë deklaruar se studentët në takime nuk i përfaqësojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *