Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në parkun e lojërave në Kaliforni, disa të vdekur


Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Kaliforni, pranë një parku lojërash në qytetin e Torrance.

“The Guardian” shkruan se sipas policisë vendase, nga të shtënat me armë janë shënuar disa viktima. Policia e Torrance njoftoi përmes “Twitter”-it: “Raportimet për të shtëna dhe shumë viktima, T P D është në skenë.Investigimi vazhdon”

Ende nuk dihet se sa është numri i personave që kanë humbur jetën apo që janë plagosur, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën pranë parkut ku ka ndodhur sulmi për të kapur autorin, i cili ende nuk është identifikuar.

Policia iu ka bërë thirrrje qytetarëve që të qëndrojnë larg prej parkut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *