Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Qeveria është zhveshur politikisht nga Edi Rama, ministrat e rinj komoditet për të


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar së fundmi është zhveshur politikisht nga Edi Rama. Ai është shprehur se ministrat e rinj janë thjesht një komoditet për kryeministrin, qe ai të marrë vendimet, që ai do në funksion të axhendave të erreta antikombëtare.

“Axhendat antikombetare dhe ato kunder interesit publik kane ndertuar dhe ndryshuar qeverite e Edi Rames dhe apolitizmi aparent ka qene thjesht nje alibi e ketyre axhendave.
Cdo qendrim i papajtueshem me kete kryeminister e qeveri dhe reagim i ashper mbarepopullor jane plotesisht legjitime per te mbrojtur interesat kombetare te shitura dhe te neperkembura.”, shorehet Vasili. 

Reagimi: 

Zhveshja politike e qeverise alibi e axhendave antikombetare te Edi Rames.

Perfundimisht qeveria eshte zhveshur politikisht nga Edi Rama.
Ministrat e ministrive kyçe si ekonomia dhe financat, transportet dhe energjitika,min e jashtme dhe ministria e brendeshme jane apolitike,por ata nuk jane as teknike pasi s’perfaqesojne asgje as profesionalisht dhe as te ndonje kontributi te shquar social.
Jane thjesht nje komoditet per kryeministrin,qe ai te marre vendimet,qe ai do ne funksion te axhendave te erreta antikombetare.Nderkohe qe mund te shkarkoje pergjegjesite tek ministrat anonime qe lehtesisht marrin vendimet qe ai do,por edhe lehtesisht te sakrifikueshem prej tij kur t’ja lype halli.

Edhe deri me tash qeverisja i ka atakuar ne menyre agresive dhe sistematikisht interesat kombetare dhe ato publike.

Interesat ekonomike te vendit si shtylla te qendrueshmerise poliko sociale jane tronditur rende permes koncesioneve, politikave te tatimeve te taksave, inkurajimit te pastrimit te parase se piset ne nivele kritike dhe korrupsionit gjigand.
Rendi publik u eshte dorezuar trafikanteve dhe krimit te organizuar dhe ministria e brendeshme ka qene e inkriminuar dhe komplementare e tyre e jo luftetare pa kompromis kunder tyre.
Votime te njepasnjeshme kunder SHBA dhe deshtimi i rende i integrimit europian,raporte te dyshimta me fqinjet dhe projektimi drejt axhendave antiperendimore kane qene gjithashtu kunder interesave kombetare.
Axhendat antikombetare dhe ato kunder interesit publik kane ndertuar dhe ndryshuar qeverite e Edi Rames dhe apolitizmi aparent ka qene thjesht nje alibi e ketyre axhendave.
Cdo qendrim i papajtueshem me kete kryeminister e qeveri dhe reagim i ashper mbarepopullor jane plotesisht legjitime per te mbrojtur interesat kombetare te shitura dhe te neperkembura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *