Vendosni fjalën kyçe....

Studentët nuk u lejuan të futeshin te Ekonomiku, reagon Universiteti i Tiranës


Pasi studentët nuk u lejuan të futeshin në ambientet e Fakultetit ekonomik ka reaguar sot Universiteti i Tiranës.  Përmes një njoftimi për shtyp UT bën me dije se ambientet e fakulteteve ditën e shtunë dhe të dielë janë të mbyllura, përsa kohë nuk ka aktivitet mësimor ose aktivitete të tjera të programuara në funksion të Institucionit.

Administrata e Universitetit të Tiranës, duke marrë shkas nga situata e krijuar ditën e shtunë pranë ambienteve të Fakultetit Ekonomik, bën me dije që ambientet e fakulteteve ditën e shtunë dhe të dielë janë të mbyllura, përsa kohë nuk ka aktivitet mësimor ose aktivitete të tjera të programuara në funksion të Institucionit. Ditën e shtune dhe të diele ambientet e fakulteteve administrohen nga kompania e sigurisë fizike. Administratori i UT”, thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *