Vendosni fjalën kyçe....

‘’Arrogant dhe burracak”, vjehrri ofendon princ Harry-n


Vjehrri i princ Harry-t, Tomas ka ofenduar sërish dhëndërin e tij. Në një deklaratë ekskluzive për ‘’The Sun’’ Thomas ka vazhduar sërish me dramën e tij. Fillimisht ai foli për marrëdhënien mes Kate dhe Meghan Markle por nuk u kursye për dhëndrin e tij.

“Kate dhe Meghan duhet t’i lënë mosmarrëveshjet mënjanë, nëse mes tyre ka të tilla. Jam shumë i shqetësuar për kritikat që Meghan po merr. Nuk mendoj se i meriton dhe nuk mendoj se po bën as çerekun e gjërave që po akuzohet. Nuk mendoj se Meghan po mundohet ta lëndojë Kate-in në asnjë mënyrë. Kate është një grua e fortë dhe nuk besoj se ka qarë, plus që ajo e di që është në pozita shumë më të forta se Meghan. Ai është njeri si të gjithë ne. Mendoj se ai ndihet sikur është mbi të gjithë të tjerët dhe ka të drejtën t’u flasë njerëzve sikur janë më pak të rëndësishëm. Nuk mund ta pranoj këtë. Është arrogance dhe mungesë burrërie”, u shpreh Thomas.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *