Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin që goditi me thikë gruan e tij në Korinth. Mediat greke shkruajnë se policia ka arritur të arrestojë 52-vjeçarin, Mirosh Bardhi, pas disa orëve në kërkim.
Kujtojmë që 52-vjeçari mbrëmjen e djeshme pas konflikti momenti dhe xhelozi, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, 45 vjeçaren, Anxhela Bardhi, e cila ka përfunduar në spital në gjendje kome.