Qeveria po zhvillon një mbledhje në qytetin e Elbasanit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Mbledhja ka nisur që prej orës 09:00 dhe janë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.
Braçe dhe Xhaçka në krahë të Ramës, fotot nga takimi në Elbasan
Gjithashtu mësohet se të pranishëm në mbledhje do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Por vetë kryeministri Rama ka publikuar fotot nga takimi. Erion Braçe dhe Olta Xhaçka janë në krahë të Ramës.
“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10 #PS #Reforma #Skuadër #Lidership”, shkruan Rama.