Së fundmi Policia e Shtetit ka publikuar listën 24 personave më të kërkuar në qarkun e Durrësit. Në mesin e tyre ka persona që janë të dënuar e burgim të përjetshëm, 35 vite e më pak dhe mes tyre rezultojnë dy gra, Klodiana Shkoza dhe Afërdita Ibrahimi, përkatësisht të dënuara për trafik femrash dhe trafik droge.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”, shprehet Policia.