Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione për gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin si pasojë e motit të keq dhe me ngrica. Sipas ARRSH janë 5 akse rrugore në vend që kalohen me zinxhirë.
Njoftimi nga ARRSH:
Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve,
pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.
Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruat dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.
Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.