Moti i acartë ka mbërthyer vendin. Reshje dëbore dhe temperatura të ulta ka pothuajse në cdo territor të vendit. Gjatë natës së sotme temperaturat kanë arritur në -15 gradë në rajonin e Korçës.
Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe mëngjesin e sotëm. Aksi rrugor për në fshatin Dardhë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në fshatin Lekas, Dardhas dhe Velçan. Aksi për në Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë.