Vendosni fjalën kyçe....

May: Kritikët e Bretix po prishin demokracinë në vend


Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe ka deklaruar së fundmi se kritikët e Bretix po prishin demokracinë në vend. May, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin marrëveshjen e saj për ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për respektimin e rezultatit të referendumit dhe mbrojtjen e ekonomisë së vendit.

Përmes një shkrimi në njërën nga gazetat britanike, ajo ka thënë se kritikuesit e marrëveshjes, përfshirë përkrahësit e mbetjes së vendit në BE dhe kundërshtuesit e kësaj ideje, po rrezikojnë që ta dëmtojnë demokracinë.

Pritet që votimi i marrëveshjes nga deputetët e kuvendit britanik të bëhet gjatë javës së ardhshme. Britanie e Madhe është ligjërisht e detyruar të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të këtij viti, pavarësisht miratimit të marrëveshjes aktuale nga deputetët. Kryeministrja e kishte arritur paraprakisht një marrëveshje me BE-në për rregullat dhe kornizën e marrëdhënieve që do të ndërtohen në të ardhmen.

Burimi: BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *