Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh qeverinë në Elbasan, nuk mungojnë as ministrat e shkarkuar


Qeveria  po zhvillon një mbledhje në qytetin e Elbasanit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Mbledhja ka nisur që prej orës  09:00 dhe janë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.

Gjithashtu mësohet se të pranishëm në mbledhje do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Mbledhja e sotme pason të tjerë takime të këtij formati, mbajtur vitin e kaluar në qarqe të tjera, si Shkodër, Dibër, Vlorë. Në këtë takim pritet të diskutohet për objektivat dhe prioritetet e qeverisë me nisjen e vitit të ri, i cili vjen me ndryshime në kabinetin qeveritar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *