Templates by BIGtheme NET

Rooney arrestohet në SHBA, dënimi që i dha gjykata

Wayne Rooney është arrestuar për arsye të dehjes dhe sharjeve në aeroportin e Washington D.C në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit aktualisht jeton në SHBA dhe luan për D.C United në Major League Soccer, transmeton Gazeta Express.

Ai nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin amerikan në korrik të vitit 2018.

33-vjeçari është arrestuar një ditë pas kthimit nga një event në Arabinë Saudite.

Anglezi është liruar dhe ka paguar gjobën prej 25 dollarëve amerikan më 4 janar të këtij viti.

Lajmi erdhi 15 muaj pas arrestimit në Cheshire të Anglisë në shtator të vitit 2017, për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit, dhe pastaj iu është ndaluar vozitja për dy vjet.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto