Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ku tha se vila në Surrel është bërë falë bashkëshortes së tij Lindës.
Përmes një postimi në Facebook, Edi Paloka shprehet se njësoj si njerëzit e tij në hall për të fshehur pasurinë, edhe Edi Rama përdori si mburojë gruan për të mbuluar luksin në të cilin jeton dhe për të fshehur pasurinë.
Reagimi:
Jo shumë larg në kohë, një dokument i brendshëm i OSBE-së, e rendiste Edi Ramën, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si një nga politikanët më të pasur në Europë me një pasuri të fshehur 200 milionë euro.
Damka e një njeriu që jeton në luks iu rikthye ditët e fundit me oxhakun 18 mijë euro që ngrohte studion e punëve të tij private dhe me shtëpinë superluksoze në Surrel.
Njësoj si njerëzit e tij në hall për të fshehur pasurinë, edhe Edi Rama përdori si mburojë gruan, që në këto raste qëllon edhe kursimtare, edhe nikoqire.
Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë.
Tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja, dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë e paska ndërtuar me kursimet e gruas.
Çfarë kuptuam nga kllouni që kemi për Kryeministër është se gruaja e Edi Ramës qenka më punëtore dhe më kursimtare se mami i Erion Veliajt.