Qeveria po zhvillon një mbledhje në qytetin e Elbasanit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Mbledhja ka nisur që prej orës 09:00 dhe janë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.
Gjithashtu mësohet se të pranishëm në mbledhje do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Por Rama është pritur me protesta në Elbasan. Mësohet se një grup banorësh nga Njësia Administrative Labinot Fushë me të cilët është bashkuar edhe kreu i degës së PD Elbasan, Eugen Isaj, kanë protestuar në hyrje të Resortit ku po zhvillohet mbledhja e qeverisë.
Protestes i është bashkuar edhe deputeti i PD, Luciano Boci. “Rama ik” dhe “qeveri e krimit”, janë thirrjet e banorëve të cilët kanë hedhur edhe tymuese.