Temperaturat e ulta kanë bërë që viruset të jenë shtuar ndjeshëm. Drejtoria e Shëndetit Publik jep alarmin për shpërthimin e fruthit, por edhe rrezikun nga virozat stinore për shkak të uljes së temperaturave, raporton Tv Klan.
Sipas këtij institucioni të rrezikuar janë fëmijët në kopshte, shkolla dhe çerdhe. Kryesishtvirueset kanë simptoma si temperaturë, kollë, këputje, puçra në lëkurë.
Sipas burimeve pranë Shëndetit Publik, tre fëmijë nën 1 vjeç që frekuentojnë çerdhen,janë me fruth. Situata sipas mjekëve rëndohet edhe më shumë për shkak se nga viti në vit numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur në rritje.