Temperaturat e ulta dhe dëbora kanë sjellë shumë probleme edhe në qarkullimin e makinave. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset kryesore nga veri në jug të vendit nuk kanë probleme dhe pjesa më e madhe e tyre është trajtuar edhe me kripë.
ARRSH-ja iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore në akset të cilat konsiderohen si më problematike.
“Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, zonat promblematike janë trajtuar me kripë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.”, thuhet në njoftim.