Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 2 studentët që protestuan para Kryeministrisë


Në prangat e policisë kanë rënë dy studentë  pas protestës së organizuar ditën e sotme para kryeministrisë. Bëhet e ditur se janë shoqëruar në polici studentët Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta.

Ata tashmë ndodhen në Komisariatin nr 1 dhe mësohet se  janë shoqëruar në polici për shkak se kanë mbyllur derën duke i venë drynin tek faktultetit të Politeknikut.

Për mbylljen e dyerve me dryn, reagoi dhe vetë kryeministri Edi Rama i cili tha se kjo është prova se protesta e studentëve është marrë peng.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh”, u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *