Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në festën e 28-vjetorit të themelimit të gazetës, “Rilindja Demokratike”.
Në fjalën e tij ai ka uruar themeluesit e kësaj gazete, e para e lirë pas ndërrimit të sistemeve si dhe të gjithë bashkëpunëtorët ndër vite të RD-së. Ai ka theksuar se Partia Demokratike do jetë gjithmonë në mbështetje të gazetarëve dhe fjalës së lirë.
“Dua të uroj të gjithë sepse sot është një ditë feste për të gjithë median e lirë. Ju uroj duke e parë gotën gjysmë plot, jo me të këqijat e me të zezat që ky regjim ka derdhur mbi mediat gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar, por me të mirat. Me qëndresën e tyre dhe me sfidat me të cilat u përballën por në vijim do përballen edhe këtë vit mjaft të rëndësishëm. PD do të jetë në krah të tyre. Ju garantoj mbështetjen time të nderuar gazetarë në të gjitha betejat tuaja. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një vit të mbarë për lirinë e medias”, tha Basha.