Templates by BIGtheme NET

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, nuk është as Ronaldo as Messi

Futbollisti më i shtrenjtë në botë nuk është as Ronaldo as Messi por Kylian Mbappen e Paris Saint-Germainit. Ky vlerësim ka ardhur nga një studim i bërë nga   Qendra Ndërkombëtare për Studime të Sportit, CIES, e cila e ka vlerësuar lojtarin e  Kombëtares së Francës si lojtarin më të vlefshëm në botë.

Çmimi i Mbappes vlerësohet të jetë rreth 218.5 milionë euro, 18.2 milionë euro më shyumë se sulmuesi i Tottenhamit dhe Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, i cili pozicionohet në vendin e dytë.

Ndërsa Naymar radhitet i treti në tabelën e publikuar nga Hulumtuesit e Futbollit në CIES. Braziliani vlerësohet me 197.1 milionë euro, ndërsa Raheem Sterling dhe Mohamed Salah e kompletojnë top pesëshen.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto