Vendosni fjalën kyçe....

Gafa në ‘Golden Globes’, prezantuesja ‘bëhet lëmsh’ në skenë


Eventi ‘Golden Globes’ është një nga eventet më të rëndësishme të vitit, por asnjëherë nuk mungojnë gabimet. Por këtë mund të themi se ka qenë gafë.

Prezantuesja, Amber Heard, gjatë ndarjes së çmimit ‘Aktori më i mirë i serialeve’ ngatërroi emrin fituesit. Ajo i drejtohet aktorit me emrin Daniel, në vend të Darren. Kjo gjë është komentuar shumë nga portalet, por edhe nga njerëzit e thjeshtë në mediat e tyre sociale.

Filmi “Bohemian Rhapsody” ishte fituesi i papritur i dy çmimeve të mëdha në Golden Globe Awards.

Aktori Rami Malek në rolin e Freddie Mercury mori në shtëpi trofeun për filmin më të mirë  dhe aktorin më të mirë të dramës.

Ai luajti rolin kryesor në këtë film. Ky film, me producent, Bryan Singer, ka befasuar të gjithë, pasi ka mposhtur filmat, “A star is born” të Bradley Cooper dhe “BlacKkKlansman”, të Spike Lee.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *